Gjergji është i fundit në familjen Tiko, që vazhdon të punojë samarë. Gjashtë djemtë e kësaj familjeje, para viteve ’90 punonin së bashku me prindërit e tyre për prodhimin e samarëve.

Por sot, vetëm Gjergji e vazhdon traditën.

Çdo ditë, Gjergji del në lagjen e vjetër “Goricë” dhe fillon punën. Kushtet nuk janë shumë të mira, por ai është optimist, edhe pse shpesh nuk gjen treg.

Ky zanat – thotë ai, – nuk të pasuron, por nuk të lë as pa bukë.

Gjergji e quan art punën e tij, pasi samarët nuk ia marrin vetëm për kuaj, gomarë dhe mushka, por edhe për t’u ekspozuar në mjedise ku vijnë turistë të huaj.

Gjergji dëshiron që punimin e samarëve t’ia lërë trashëgim nipit, pasi është një zanat që sipas tij nuk duhet të humbasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA