Donald Trump tërheq 700 agjentë të ICE nga Minneapolis, drejtori i Kontrollit të Kufijve: Misioni ynë nuk ka mbaruar
Presidenti Reccep Tayyip Erdogan tha të premten se Turqia po vazhdonte të bënte pagesat në kuadër të marrëveshjes së saj me Rusinë për të blerë sistemet e mbrojtjes raketore S-400 dhe Shtetet e Bashkuara nuk kishin paraqitur të njëjtat kushte, kur ofruan të shisnin raketat Patriot.
“S-400 mban një vend të rëndësishëm në bisedimet tona. Argumentet e Shteteve të Bashkuara janë shumë të gabuara. Ne përfunduam procesin e S-400 dhe pagesat tona vazhdojnë”, u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll kur u pyetën për bisedimet e tij të planifikuara në Moskë javën e ardhshme.
Edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha të enjten se blerja e sistemeve të mbrojtjes nga raketat S-400 të Rusisë, është një “marrëveshje e bërë” dhe nuk mund të anulohet.
Blerja e këtij sistemi raketor nga ana e Turqisë, ka bërë që të tensionohen marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Washingtonit, me këtë të fundit që ka kërkuar anulimin e kontratës.
Si masë presioni, Pentagoni bllokoi dërgimin e materialeve ndihmëse të avionëve F-35 në Turqi, duke u justifikuar se nuk mund të bashkëjetojnë me sistemin rus të mbrojtjes.
Top Channel