Mashtrimi me bursa studimi falas dhe udhëtime në SHBA/ Përfaqësues të Ambasadës Amerikane monitorojnë nga afër procesin penal ndaj Ermes Hoxhallit
19/12 13:07
Sonte në “Dua të të bëj të lumtur” vjen historia e veçantë e Dunit, një prej burrneshave të fundit shqiptare. Ajo është një prej përfaqësueseve të pakta të mbetura të traditës së veriut.
Si është të lindësh femër dhe të jetosh si burrë, si është të heqësh dorë nga një mënyrë jetese për të folur në odat e burrave?
Nga koha kur vendosi të bëhej burrneshë në moshë të re dhe deri sot, reagimet e nënës dhe sfidat që ka kaluar në ndërtimin e shtëpisë dhe mbajtjen e familjes.
I vetmi një çast kur forca e saj thyhet është përballë një njeriu të shtrenjtë.
“Kur përlotet një burrneshë”, sonte në orën 21:00 në Top Channel me Arbana Osmanin.
Top Channel