Në vitin 1921, në qytetin e Beratit është hapur spitali i parë. Ishte koha kur shteti shumë i ri shqiptar po krijonte institucionet e tij, e një prej tyre është edhe ky spital.

Për hapjen e tij u angazhua Hajdar Sulo, një i ri nga Libohova, i cili ishte shkolluar në Janinë e më pas në Turqi për mjekësi. Ai refuzoi punësimin në Turqi dhe u kthye në Shqipëri.

Në një nga banesat e lagjes “Goricë” është hapur spitali i parë. Për aktivitetin e tij në shërbim të qytetit i është dhënë titulli “Qytetar Nderi i Beratit”, titull që iu dorëzua familjarëve.

“Hajdar Sulo ka qenë bir i një familjeje me traditë, familje e madhe nga Libohova, por që krijoi edhe vet një familje të madhe. Së dyti, si gjithë pjesëtarët e familjes së tij ka qenë kokulur, punëtor, me profesion, por që i jepnin rëndësi edhe raportit të tyre me politikën. Hajdari ka qenë qemalist, luftëtar për Pavarësinë e Shqipërisë, por nuk hezitonte të kritikonte, siç na mëson Asllani, edhe Ismail Qemalin kur mendonte se e kishte gabim. Pra, Shqipëria mbi të gjitha”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.

“Personalitet me kontribut dhe pasion të veçantë në fushën e mjekësisë. Themelues dhe drejtues i parë i Spitalit Rajonal të Beratit. Vizionar, patriot dhe veprimtar me ndjenja të larta atdhetare”, ishte pikërisht ky motivacioni i nderimit të Hajdar Sulos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA