A jemi punëtorë apo dembelë, ne shqiptarët? Një raport i fundit i Bankës Botërore thotë se shqiptarët dhe ballkanasit në përgjithësi kalojnë në dembelizëm 20 deri në 30 vite të jetës aktive. Dhe me këtë nuk kuptohen vetëm periudha papunësie, por edhe të shkosh në punë, e te mos bësh asgjë.
Banka Botërore vëren në raportin e ekonomik se në Ballkan njerëzit në moshë punë preferojnë të vegjetojnë, duke mos u përfshirë në tregun e punës për periudha të gjata kohe. Madje në disa vende si Kosova, njerëzit që nuk duan të punojnë, as nuk regjistrohen si të papunë.
“Ne jemi përtacë- thotë një zonjë,- se i duam gjerat qyl”.
“Unë kam punuar 45 vjet -thotë një zotëri,- ndersa rinia rri në lokale ose ha fara”.
“Nuk është e vërtete që jemi përtacë, -pohon një i ri. Punoj deri në 10 orë në ditë, pa pushim.”
“Ne jemi punëtorë dhe këtë e kemi treguar kur shkojmë jashtë”, nënvizon një zotëri. “Këtu pronaret bëjnë sikur paguajnë dhe në bëjmë sikur punojmë”, përfundon një tjetër.
Top Channel