Unaza e Vlorës shtrohet pas 20 vitesh
05/04/2019 15:13
E njohur si një ndër segmentet rrugore më problematike në Vlorë, rruga “Ramize Gjebrea” apo “Unaza” e qytetit po rregullohet për herë të parë në 20 vite.
Rruga ishte kthyer në shqetësim për banorët dhe tregtarët.
Projekti parashikon mbjelljen e 450 pemëve dhe vendosjen e 150 ndriçuesve. Në anë të aksit prej 5 km po shtrohen 8.000 metra katrorë trotuar, e gjithçka pritet të përfundojë në prag të sezonit turistik.
Top Channel