U kapën duke transportuar mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës jep vendimin për shtetasit Armand Lukani dhe motrën e tij Amelda Elezi. Në momentet që dy të rinjtë kanë hyrë në sallën e gjyqit, shpërthyen në lot. Ndërkohë, babai i njërit prej të arrestuarve tha se jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

“Jetojmë në kushte të vështira ekonomike. I kishim nisur për punë dhe ata nuk kanë lidhje me minat”, tha ai. Ndërkohë, mësohet se familjarët nuk kanë mundësi financiare për të paguar avokat. Gjykata e Lezhës dha masën “arrest me burg”, për shtetasin Armand Lukani, për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë ndaj të dyshuarës Amelda Elezi është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Në vendimin e dhënë sot, Gjykata e Lezhës kërkon që e dyshuara Amelda Elezi të mos largohet nga banesa e ndodhur në lagjen “Spile” qyteti Himarë, deri në përfundim të procedimit penal të ngritur ndaj saj. Në rastet e nevojave urgjente mjekësore, për tu paraqitur në qendrat shëndetësore apo spital, Elezi duhet të njoftojë policinë gjyqësore, pranë Komisariatit të Policisë Lezhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA