Pence kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, për rastin e Venezuelës

05/04/2019 21:40

Zëvendës / Presidenti i SHBA, Mike Pence, do të adresojë javën e ardhshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, çështjen e Venezuelës, tha të premten një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, pasi trupa prej 15 anëtarësh mbetet e bllokuar për mënyrën e trajtimit të krizës politike dhe humanitare të vendit.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar miratimin e mbështetjes së Kombeve të Bashkuara për udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, si presidenti i ligjshëm i Venezuelës. Shumica e vendeve perëndimore kanë njohur Guaido si kreu i shtetit, ndërsa Rusia dhe Kina kanë qëndruar pranë presidentit socialist Nicolas Maduro.

“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës humanitare në vend, ne besojmë se një konferencë është e nevojshme dhe sa më shpejt”, shkroi misioni i SHBA në Kombet e Bashkuara në një kërkesë për një takim javën e ardhshme. Takimi është planifikuar të mërkurën, thanë diplomatët.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se një e katërta e venezuelanëve kanë nevojë për ndihmë humanitare, sipas një raporti të brendshëm OKB-së javën e kaluar, që flet për një pamje të tmerrshme të miliona njerëzve që nuk kanë ushqim dhe shërbime bazë.

Maduro ka thënë se nuk ka krizë dhe fajëson sanksionet e SHBA për problemet ekonomike të vendit. Në shkurt trupat e qeverisë venezuelase bllokuan kolonat e ndihmave të mbështetura nga SHBA që hynin nga Kolumbia dhe Brazili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA