Le të zbulojmë Shqipërinë përmes aventurës, është kjo ftesë pritëse në prag të derës hyrëse në panairin ndërkombëtar të Turizmit.

“Rafting është një pikë e fortë për turizmin si dhe për punësimin”-thonë të pranishmit.

Ky panair organizohet për të tretin vit radhazi në Shqipëri me pjesëmarrjen e më shumë se 200 tur-operatorëve, kryesisht nga vendet e rajonit.

Ky panair i shtrirë në dy ditë, 5 dhe 6 prill shërben si pikë takimi mes tur operatorëve, me qëllim promovimin e destinacioneve turistike shqiptare dhe rajonale.

Kada është nga Bosnjë Hercegovina dhe përballë stendave shqiptare shfaq interesin për destinacionet e reja turistike që ne ofrojmë.

“Jam këtu për të marr informacion, sidomos për hotelet, sepse unë drejtoj një Agjenci udhëtimesh në Sarajevë dhe kemi shumë kërkesa për turet ballkanike. Në to përfshihet Shqipëria, Kosova Mal i Zi dhe ndaj kam nevojë për detaje.”-tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA