Ndotet laguna në Lezhë, banorët: Shkak, ujërat e zeza
05/04/2019 12:17
Derdhja e ujërave të zeza në lagunën e Kunës ka krijuar një situatë mjaft alarmante sa i takon ndotjes. E gjithë sipërfaqja e lagunës është mbuluar nga algat.
Janë banorët e zonës, ata që shprehen më të shqetësuar për situatën e krijuar, pasi – sikurse ata tregojnë, – po përsëritet sërish e njëjta situatë me vitin e kaluar, ku ndotja e lagunës, por edhe bregdetit të Shëngjinit, ishtet tejet e madhe dhe me pasojat.
Ekspertët e mjedisit thonë se ndotja ndikon për keq në jetën e familjeve që jetojnë rreth lagunës.
Nuk është hera e parë që në lagunën e Kunës shfaqet një ndotje kaq e madhe dhe situata, sipas ekspertëve, vjen duke u rënduar.
Top Channel