Era mbytëse e marijuanës ndihet thuajse rregullisht gjatë shëtitjeve buzë kafeneve të Tel Avivit, ndërkohë që dilema nëse përdorimi i saj për qëllime rekreative duhet legalizuar apo jo, është kthyer tashmë në një problematikë të papritur përpara zgjedhjeve të 9 prillit.

Po aq e papritur ishte edhe partia që e solli këtë çështje në krye të debatit, “Zehut”-i (Identiteti) i ekstremit të djathtë që udhëhiqet nga ish-ligjvënësi Moshe Feiglin.

Në fakt, kombinimi i pazakontë i nacionalizmit hebraik dhe filozofive liberale te Feiglin ka bërë që ai të tërheqë pas vetes votues nga të gjitha kahet, nga duhanpirësit e rinj e deri tek ekstremistët e së djathtës që pëlqejnë pikëpamjet ekstreme të tij mbi konfliktin izraelito-palestinez.

Fotot e fushatës; që e shfaqin atë me syze të rrumbullakëta, me një mjekër thuajse të rruar dhe një veshje të zezë me jakë golf; kanë një ngjashmëri thuajse të pagabueshme me dikë që do të ishte në krahune kundërt të spektrit të tij ideologjik, të ndjerin Steve Jobs, themelues të “Apple”-it.

Sa u përket akuzave se ai po shfrytëzon legalizimin e marijuanës për përfitime politike, Feiglin ka një përgjigje të thjeshtë.

“Nëse është kështu siç thuhet, çfarë problemi ka?”, tha 56-vjeçari, ish-ligjvënës i partisë “Likud” të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sondazhet e fundit tregojnë se “Zehut” pritet të fitojë rreth 5-7 vende në Parlamentin 120-vendesh të Izraelit, “Knesset”, gjë që nënkupton se Feiglin mund të rezultojë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës.

Megjithatë, diskutimet mbi legalizimin e marijuanës nuk janë tërësisht të reja në Izrael, ndërsa ndëshkimet për konsumim vetjak konsiderohen të lehta. Madje, në disa bare e kafene, hashashi konsumohet thuajse hapur.

Në vitin 2017, ministri për Sigurinë Publike i Izraelit dekriminalizoi pjesërisht përdorimin rekreativ të marijuanës, duke vendosur gjoba dhe trajtime për shkelësit për herë të parë, në vend që të niste procedime penale. Ligjet e reja hynë në fuqi prej 1 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA