Një fermer aksidentalisht vrau djalin e tij tre-vjeçar duke e shtypur atë me një LandRover.
Dewi Williams nuk e vuri re se djali i tij Evan kishte hapur derën pak para tragjedisë dhe ishte në pronën e tyre pranë Llanybydder, Carmarthenshire.
Aksidenti u pa dhe nga nëna e Evanit, Sian dhe motra e tij më e madhe, e cila gjithashtu ishte në anën e pasme të automjetit.
Familja bujqësore po shpërndante 40 dele në një rimorkio kur aksidenti ndodhi.
Z. Williams ishte duke kthyer rimorkion në një hapësirë të kufizuar, ndërkohë që kishte edhe Sian duke qëndruar në afërsi të automjetit për ta ndihmuar.
Një polic që heton aksidentin tha: Ishte e vështirë të kthehej, kishte pengesa në të dy anët. Gjatë manovrës për arsye të panjohura, Evan doli nga automjeti.
Në fund juria vendosi se vdekja ishte aksidentale.
Top Channel