25/12 23:46
Kushte të mjerueshme kanë qenë ato të shkollës “Ali Agjah” në Elbasan, vetëm një vit më parë.
Jo vetëm që mungonte sistemi i ngrohjes, por dyer e dritare ishin të shkatërruara po ashtu, ndërsa sot gjendja sot është krejtësisht ndryshe.
Shkolla është rikonstruktuar në kushte bashkëkohore dhe plotëson të gjitha kriteret, që prindërit kërkojnë për fëmijët e tyre.
Janë jo pak, por 500 nxënës që mësojnë tashmë në ambiente krejtësisht të reja. Në të njëjtin standard, në qytetin e Elbasanit janë edhe 4 shkolla të tjera, ndërsa mbetet ende shumë punë që të gjitha shkollat dhe të gjithë fëmijët të mësojnë në kushtet e duhura, për një proces mësimor normal.
Top Channel