Foto ilustruese

Pasditen e sotme në rrugën e Gjirit të Lalzit pranë fshatit Radë, ka ndodhur një aksident si pasojë e të cilit ka humbur jetën një i moshuar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, ku shtetasi E.Q.,37 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar këmbësorin me iniciale S.D., 87 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA