Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia në Leçe pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tyre erdhi pas ditë të tërash vëzhgime dhe hetimesh, duke zbuluar një ndërtesë që shërbente si bazë për shitjen e drogës.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga përfundoi Liridon Bosi, i lindur 25 vite më parë në Shqipëri dhe italiani, Stefano Castrignanò, 32 vjeç, lindur në Leçe.

Pas një aktiviteti të gjatë të vëzhgimit dhe hetimi, policia ndërhyri dje në mesditë në një ndërtesë në rrugën “Leuca”, ku kishin vënë re ardhjen e njerëzve të shumtë. Policia ndaloi fillimisht një nga dy të arrestuarit, me çelësa të shumtë me vete.

Më pas, u ushtrua kontroll i imtësishëm në banesë ku brenda saj ishte Bosi.

Atje u gjetën 1 kg kokainë dhe të gjitha materialet e nevojshme për paketimin e dozave përfshirë edhe një peshore elektronike si dhe ngjitës.

Të dy u arrestuan dhe pas përfundimit të formaliteteve, përfunduan në burgun “Borgo San Nicola” në Leçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA