Ndërkohë që opozita proteston, ka nisur seanca parlamentare,

I pari e ka marrë fjalën kreu i KQZ, Klement Zguri, i cili u bëri thirrje partive politike të ulen për të gjetur zgjidhje.

“Politika të ketë më shumë vetëkufizim që zgjedhjet të kenë sukses. Duhet një reformë e thellë zgjedhore për trajtimin e problematikave.”

Ai ka prezantuar dhe raportin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018.

“Kemi bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për trajnimin e komisioneve. Gjatë vitit 2018 kemi punuar me ekspertë për analizimin e financimit të partive dhe i kemi verifikuar ato”-shtoi ai.

“Kodi zgjedhor nuk ka asnjë dispozitë për kompetencën e KQZ për hetim të thelluar. Nuk mund të ngremë struktura të specializuara pa pasur kompetenca. Korrupsioni në financim krijon vetëm zgjedhje të korruptuara”-tha ai më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA