Top Story udhëtoi në Beograd, në kryeqytetin e Serbisë, ku partitë opozitare kanë bojkotuar parlamentin pas 10 fundjavash të njëpasnjëshme me protesta kundër qeverisë, të cilën e akuzojnë se është shndërruar në një regjim autokrat.
Borko Stefanoviç thotë: “Pas protestave tona nuk qëndron Rusia. Që të jem i sinqertë me ju, nuk kemi asnjë kontakt me rusët. As me diplomatët. Në Serbi, diplomatët rusë flasin ekskluzivisht me qeverinë. Do t’ju them një anektodë. Po flisja me një diplomat të lartë perëndimor kohët e fundit. Më tha se në takimin me Vuçiçin, presidentin e Serbisë, ai kishte thënë: “Pas kësaj proteste kemi agjentë të shërbimit sekret rus dhe para ruse”. Dhe këtë ia tha diplomatit perëndimor. Por në të njëjtën kohë morëm informacion nga rusët që Vuçiç u ka thënë rusëve se pas kësaj proteste fshihen CIA dhe Sorosi. Më duket se Z.Vuçiç po sillet si gjithë autokratët e tjerë në Ballkan. Po thotë që kundër tij ka nisur një komplot, që njerëzit po manipulohen. Këto janë protestat e popullit. Fakti që kemi protesta në Tiranë, Mal të Zi dhe tjetërkund janë thjesht rastësi. Nuk ka bashkërenditje pune mes nesh. Por duket se kërkojmë të gjithë të njëjtat gjëra”.
Top Channel