Prej dekadash Shqipëria i ka mbajtur larg interesat ruse nga pasuritë energjetike të vendit, edhe pse ambicia e kompanive ruse për të hyrë në Shqipëri ka ekzistuar prej vitesh. Por, tani duket se ka më shumë se sa thjesht ambicie.

“Rusia ka nevojë për parnterë. Është normale që përpiqen të kenë partnerë në çdo vend të Ballkanit, sepse Ballkani është shumë i rëndësishëm, pasi është dalje në Mesdhe. Sigurisht, përpiqen të ndikojnë. Së dyti, Shqipëria ka dalje në detin Mesdhe. Në këtë çast, ka kufi me BE-në, që është Greqia. Mendoj se ka një e më shumë arsye për këtë.Dhe së katërti, për shkak se në 5 vite Shqipëria mund të futet në BE. Dhe në BE do të kenë peshë. Dhe me lidhjet që ka Europa sot me Rusinë sigurisht që duan të flitet mirë për Rusinë. Mendoj se ata duan më shumë miq në parlamentin europian”, thotë lobisti italian Massimo Romagnoli.

Massimo Romagnoli ëshë një lobist me eksperiencë në Bruksel, ish-anëtar i Forza Italia, partisë së dikurshme të ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

I fokusuar kryesisht në fushën e biznesit, Romagnoli gjendet në Shqipëri për të nisur bashkëpunimin edhe me politikanë apo parti politike, ndërsa po afrojnë zgjedhjet lokale të qershorit. Për të, presidenti rus Vladimir Putin e ka zhvilluar shumë ekonominë e vendit dhe është mëse e natyrshme që kërkon të ketë partnerë të rinj ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe Ballkanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA