Gjatë intërvistës së siguruar nga Top Story, ish-ambasadori amerikan Arvizu sqaron se akuzat për marrëdhënien e ish-kryeministrit Berisha me Putin, kërkojnë prova apo fakte, të cilat ai vetë nuk i ka parë gjatë qëndrimit të tij thuajse 5-vjeçar në Shqipëri.

“Z. Berisha ka bërë shumë në interes të vendit dhe për të promovuar marrëdhëniet me perëndimin, por mendoj që ai është përgjegjës edhe për disa momente të mëdha ndalese dhe nuk e kam fjalën thjesht për skemat piramidale por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të konsoliduar pushtetin. Unë nuk kam parë kurrë ndonjë provë që mund të tregojë se ai ka parë drejt Vladimir Putinit, Rusisë apo ndonjë lideri të huaj. Do të më duhej të shihja prova bindëse sepse është diçka që as e kam menduar kurrë dhe as e kam hasur”, tha Arvizu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA