Debutimin në foltoren e Parlamenit deputetët e opozitës së re ia dedikuan Reformës Zgjedhore.

Demokratja Rudina Hajdari kundërshtoi ofertën e Damian Gjiknurit për t’i lënë një derë hapur në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Kjo ofertë është një mënyrë për të pasur një marrëveshje nën tavolinë me Partinë Demokratike apo LSI-në. Kjo, zotërinj, nuk ka për të ndodhur. Ju duhet të kuptoni se ky komision duhet të mbyllet dhe të merren parasysh këta deputetë që janë këtu”, deklaroi Hajdari.

Ndërsa Ralf Gjoni i LSI-së paralajmëroi kryeministrin se duhet ta harrojë votën e tij nëse nuk ka ndryshim sistemi zgjedhor: “Nuk mund të ketë Komision për Reformën Zgjedhore nëse nuk ulemi të gjithë në tavolinë, së bashku me ata jashtë, për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Sistemi aktual me lista të mbyllura nuk duhet të vazhdojë më”.

Po të njëjtën kërkesë artikuloi edhe demoktari Myslim Murrizi.

Mazhoranca me 75 vota pro miratoi shtyrjen e afatit të veprimit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa 14 antarët e opozitës së re votuan kundra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA