Një shtetas kosovar është ndaluar nga policia e Tiranës për mashtrim dhe fshehje të ardhurash.

Policia bën me dije se 40-vjeçari u ka marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Imobiliare”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndalohet një shtetas kosovar për konsumim të elementëve të veprave penale “Mashtrim” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imobiliare”, ndaloi shtetasin:

– Sh. M., 40 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Prishtinë.

Ky shtetas nën siglën e një agjencie nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA