Inaugurohet salla e re e koncerteve “Tonin Harapi”, Veliaj: “Një ditë feste për Liceun Artistik

03/04/2019 10:04

Tiranës i shtohet një tjetër skenë ku mund të bëhet art dhe shfaqje të ndryshme kulturore. Kësaj here dedikuar tërësisht talenteve të reja të Liceut Artistik, të cilët mund ta provojnë veten në një skenë të mirëfilltë moderne para se të dalin në skenat profesioniste.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës morën pjesë në inaugurimin e sallës së re të koncerteve “Tonin Harapi” në Liceun Artistik, ku fillimisht kori i kësaj shkolle mbajti edhe një koncert, i cili u hap me ekzekutimin e Himnit Kombëtar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi punën e bërë në këtë sallë, ndërsa falenderoi të gjithë ata që kanë bërë të mundur realizimin e këtij investimi. “Dua të falenderoj jo ata që do vijnë këtu në skenë, sepse patjetër kontributi i vendimmarrësve është jetik, por edhe i atyre njerëzve që kanë punuar për realizimin e këtyre punimeve. Një ekip jashtëzakonisht i përkushtuar punon këtu”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se transformimi që i është bërë Liceut Artistik në vetëm dy vitet e fundit, është një vetëm 1 nga shumë investimet që ka bërë Bashkia e Tiranës në shërbim të artit, kulturës dhe arsimit. Veliaj u shpreh se në rezen e vetëm 1 kilometri janë bërë një sërë investimesh shumë të rëndësishme publike por më së shumti që i shërbejnë artit dhe arsimit.

“Doja t’ju ftoja të gjithëve në një udhëtim imagjinar, që ka një rreze 1 km nga këtu. Më pak se 1 km nga këtu është Shkolla e Baletit, një tjetër karakatinë që kur binte shi, çfarë binte jashtë binte edhe brenda. Sot kemi një Shkollë të Baletit, ndër më cilësoret në rajon. Por ne ishte e rëndësishme të fillonim me shkollat kombëtare elitare. Tashmë jemi duke transformuar parkun e Lodrave te rruga e Elbasanit. Po kështu edhe parkingu nën tokë. Me këtë udhëtim imagjinar, rrotullohuni pak, dhe këtu kemi shkollën “Kosova”, që më ka mua si produkt. Rrotullohemi dhe pak në një rreze më pak se 1 km, Piramida e Tiranës. Një nga gjuhët që po kërkojnë të gjithë sot është kompjuteri, aftësia për të koduar për të programuar, ndaj projekti ynë tjetër do jetë Piramida. Tashmë është duke përfunduar edhe stadiumi “Arena Kombëtare”. Dhe le të kthehemi dhe pak, të kalojmë tek qyteti Studenti, ku kemi përfunduar rikonstruksionin e 11 konvikteve. Dhe do të vijojmë me të tjerat. Puna tregon se është arritur një lloj etike sociale”, tha Veliaj.

“Jam shumë i nderuar që kjo sallë mban emrin e të madhit Tonin Arapit. Sepse e dini çfarë? Kur mbaron e gjithë zhurma, historia s’ka vend për të gjithë, por ka vend për Tonin Arapin, ka vend për atë që është pozitiv. sot është një ditë gëzimi dhe një ditë reflektimi. Në betejën mes zhurmës dhe muzikës do e fitojë muzika. Bashkia e Tiranës do të fusë në bordero edhe teknik salle. Edhe pastrues. Një nga arsyet pse më dhemb kur ndodh dhuna, është sepse çdo pllakë është e taksave të këtij qyteti. Me këtë dhembshuri duhet t’ju rekomandojnë të gjithëve që ta mirëmbajmë dhe të jemi garant të kësaj filozofie. Që muzika e mbyt zhurmën”, deklaroi kryebashkiaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA