Ish-agjenti i FBI-së e viziton 2-3 herë në vit vendin tonë për qëllime biznesi. Pavarësisht se Partia Demokratike drejtohet që prej vitit 2013 nga Lulëzim Basha, Rossini është i bindur se kryedemokrati i merr drejtimet nga Sali Berisha.
Pikërisht këtë të fundit, ish-agjenti i FBI-së nuk ngurron ta quajë, edhe pse në mënyrë figurative, një kukull të Presidentit rus Vladimir Putin, megjithëse nuk e ka takuar kurrë ish-kryeministrin e Shqipërisë.
“Me këto protesta, Berisha po bëhet kukull e Putinit. Sepse, duke bërë atë që bëri, duke inskenuar ato protesta pikërisht në këtë kohë, po luan lojën e Putinit. Prandaj është kukull. Dhe po të mos e dijë ai. Ky është i gjithë kuptimi i postimit tim emocional. Ndalo dhe shiko se ç’do të thotë kjo në largpamësi. Kjo është e rëndësishmja. Shiko ndikimin në largpamësi, pasojat e kësaj. Jo vetëm qëllimin afatshkurtër. Do të ikë Rama e bëhesh kryeministër. Apo të duash të bëhet Basha kryeministër. Nëse Rama ka diçka që nuk shkon e duhet ndryshim, në rregull. Por nuk është tani koha. Po bëhesh kukull e Putinit. Po luan në favorin e tij duke bërë atë protestë”, deklaron Rossini.
Vetë Rossini e pranon se deklarata ndaj Berishës është bërë në mënyrë emocionale dhe është mendimi i tij tërësisht personal.
Top Channel