Video/ Mbahet sot seanca paraprake në GJKKO, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë Në kohën kur teknologjia ka bërë hapa gjigantë, duke marrë një pjesë të rëndësishme të jetës së çdo njeriu, ka ende fëmijë e të rritur që dashurojnë librin. Bibliotekat nuk janë të zbrazura.
Flavia Muça është 14 vjeç, por dashuria dhe marrëdhënia e saj me librin nisi kur ishte 5 vjeç, për të mos mbaruar kurrë.
“Kjo dashuri e imja për librin filloi që kur isha shumë e vogël, afërsisht 5-vjeçare. Prej atëherë kam pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me librin, e si të mos e kesh kur libri është një pasuri shpirtërore e paçmuar. Ai bën diferencën nga një njeri i thjeshtë, me një intelekt jo edhe aq të lartë, te një njeri që është i kulturuar dhe me fjalor shumë të avancuar”, shprehet Flavia Muça, nxënëse.
Në Ditën Botërore të Librit për Fëmijë, apeli bie mbi të rritur e fëmijë, por mbi të gjitha mbi prindërit për të ngjizur kulturën dhe dashurinë e përjetshme për librin.
“Familja dhe shkolla ka qenë dy nismëtarët e kësaj gjëje që nis që fëmijë, ashtu si sporti apo çdolloj hobi. Mendoj se të rinjtë duhet të fokusohen te librat”, tha Flavia Muça.
Në jetën e Flavias, teknologjia po ashtu ka zënë vend, por nuk ka arritur të zëvendësojë pjesën më të rëndësishme, atë që shpërndan kulturë dhe dije, librin.
Top Channel