Peshkaqenë të mëdhenj të bardhë, të pajisur me kamera në shpinat e tyre, janë filmuar për të parën herë në gjuetinë e tyre në pyjet e dendura, në zona të thella ku ata janë mbretër.

Pamjet intriguese tregojnë mishngrënësit gjigantë që manovrojnë pa u lodhur, në kërkim të gjahut. Peshkaqenët e bardhë, mund të arrijnë deri në gjashtë metra gjatësi dhe peshojnë më shumë se 2500 kg.

Ata mblidhen në brigjet e Afrikës Jugore në dimër për t’u ushqyer kryesisht me fokat që qëndrojnë në formacionet shkëmbore në ujë.

Filmimet tregojnë shumë për praktikat e tyre të gjahut, si peshkaqenët i afrohen kolonive të fokave në agim apo perëndim, notojnë në ujëra të thella nën pretë e tyre, për të mos i alarmuar ato.

Peshkaqenët e bardhë dhe shumë specie të tjera, që kanë zotëruar oqeanet për 400 milionë vjet, janë në rrezik më të madh zhdukjeje se sa preja e tyre. Fokat nuk konsiderohen specie në kërcënim në një kohë kur peshkaqenët e bardhë konsiderohen si vulnerabël për zhdukje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA