3 muaj pas protestës studentore, qeveria premtoi se do të realizonte të gjitha kërkesat e tyre përmes një drafti të etiketuar “Pakti për Universitetin”.
Referuar 8 kërkesave që nxorën në rrugë studentët në dhjetor, ekzekutivi thotë se janë hartuar dhe plotësuar shumica e tyre, ndërsa një pjesë e vogël është në proces.
Por, studentët nuk ndajnë të njëjtin qëndrim. Ata janë ende skeptikë për “premtimet” e dhëna nga qeveria përmes Paktit për Universitetin.
Në “Top Show”, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se premtimi më i fundit i mbajtur është biblioteka “online”.
Por, Migen Qiraxhi, përfaqësues i “Qëndresa Qytetare”, vuri në dukje se kjo bibliotekë është vetëm në gjuhën angleze.
Ministrja Shahini u përgjigj kështu: “Që të pranohesh në master duhet të kesh një nivel të kënaqshëm të anglishtes dhe mendoj se studentët tanë të masterit e kanë anglishten të përvetësuar”.
Top Channel