2 prilli është Dita Botërore e Autizmit e caktuar nga OKB-ja për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për këtë çrregullim neurobiologjik të trurit.

Por, si është gjendja e personave të prekur nga autizmi sot në vendin tonë?

Ersi është 10 vjeç, në klasë të katërt. Kur erdhi në këtë shkollë, prindërit e ngrinin në krahë pasi nuk ecte dot.

“Para 10 vitesh nuk ka qenë kaq e përhapur sa sot, as informacion nuk kisha”-thotë nëna e djalit, Daniela Bakalli.

Megjithëse në shërbim të djalit, vitet një kujdestari nuk i njihen si pension.

“Unë marr për përkujdesjen, si nënë e fëmijës dhe lekët që merr Ersi, 105 ai, 105 unë, pra 210 mijë lekë në muaj. Këto mjaftojnë vetëm për nevojat më bazike, deri para pak kohësh ai ka qenë me pampers”-thotë  ajo më tej.

Përveç luftës së përditshme prindërit i mundojnë paragjykimet.

“Ky fenomen ndodh më shumë tek ata që janë prindër vetë, që e dinë dhimbjen çfarë është. Kurse këtu të paktën nuk ndihesh ndryshe nga trajtimi që i bëjnë, nga dashuria që i japin…”-thotë Daniela Bakalli.

Një pyetje e mundon, si do jetë e ardhmja e djalit.

“Mendoj ku do ta çoj pas shkolle, ose si do vazhdojë jeta, s’mendoj gjë tjetër”-përgjigjet ajo.

Gati 900 fëmijë me autizëm janë sot pjesë e sistemit arsimor, nga ai parashkollor tek i mesmi. Shkolla Luigj Gurakuqi për nxënës me aftësi ndryshe është themeluar që në vitin 1973.

“Numri i nxënësve në këtë vit shkollor, është 125 ose rreth dy herë më shumë se sa në vitin 2008, dhe rreth 70 për qind e tyre janë me autizëm”-tha Elez Lala, Drejtori shkollës “Luigj Gurakuqi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA