Partia Laburiste, që është në opozitë në Britani, do të votojë në favor të tre opsioneve alternative të Brexit në parlament, duke përfshirë një propozim për një bashkim doganor dhe një për një referendum konfirmues për çdo marrëveshje, tha zëdhënësi i saj Brexit Keir Starmer.
Opsioni i tretë që do të mbështetet, kur ligjvënësit votojnë për të gjetur një shumicë për një rrugë alternative për Brexit, bën thirrje për një marrëveshje të zgjeruar të stilit norvegjez, që do të përfshinte anëtarësimin në tregun unik të BE-së, si dhe një marrëveshje doganore me BE.
Kryeministrja britanike Theresa May ka negociuar një marrëveshje me Bashkimin Europian vitin e kaluar, por kjo është rrëzuar tre herë në parlamentin anglez, duke komplikuar procesin e Brexit-it.
May kishte ofruar edhe largimin e saj të menjëhershëm, nëse marrëveshja do ët miratohej në parlament, por as kjo nuk funksionoi, duke bërë që pasiguritë mbi mënyrën e daljse dhe pasojat, të shtohen gjithmonë e më shumë.
Top Channel