At e bir janë ndaluar nga policia në Nikël të Krujës, të akuzuar për shkatërrim të pronës së tjetrit përmes zjarrvënies, pas ngjarjes së raportuar mëngjesin e së hënës, kur u dogj një mobilieri.

Policia ka mundur të identifikojë autorët, 26-vjeçarin A.M. dhe 58-vjeçarin N.M. nga Tapiza e Krujës, të cilët për motive të dobëta kishin ndërmarrë në bashkëpunim aktin e zjarrvënies në mobilierinë, e cila rezultonte në pronësi të 55-vjeçarit nga Tapiza, B.D., rreth orës 2:50 pas mesnatës së 1 prillit.

Por, ndaj shtetasit N.M. duket se do të rëndojë edhe akuza për “mbajtje pa leje dhe prodhim armësh e municionesh”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij është gjetur një armë zjarri “model 56”, pa lejen përkatëse, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ata do të përballen tashmë me procedurat penale të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krujës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA