Është mbyllur shqyrtimi gjyqësor për 4 të pandehurit, për vrasjen e Marvi Mihalit, verën e vitit 2017 nga Gjykata e Tiranës.

Mbrojtja e të pandehurve, Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla, kërkuan pafajësi për akuzat e ngritura gjatë seancës, ndërsa mbrojtja e Dejvis Bitrajt, kërkoi ndryshimin e veprës penale, duke pranuar vrasjen, por të kryer përtej kufijve të mbrojtjes.

Nga ana tjetër gjykata shtyu seancën dhe pritet që vendimi përfundimtar të jepet në 11 prill, ora 12:00.

Kujtojmë se Marvi Mihali u vra para dy vitesh, vrasje e cilësuar për “një karikues”, ku sipas hetimeve viktima dhe Dejvi Bitraj janë konfliktuar në telefon për shkak se celulari që Mihali kishte blerë ishte me probleme.

Ata kanë lënë të takohen për t’u sqaruar në vendin ku ndodhi vrasja, por sipas të arrestuarve, edhe aty Marvi Mihali i ka ofenduar.

Fllimisht ka nisur një përleshje fizike, ndërsa 24-vjeçari Eugen Bitraj e ka goditur me thikë Marvi Mihalin duke e lënë të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA