Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia Kufitare ka arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë që po transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në krahë, në malet e Qafë Botës, pikës më jugore kufitare me Greqinë fqinje.
Ata u kapën teksa lëviznin me rreth 40 kg hashash në krahë nëpër male.
Kjo nuk është hera e parë që identifikohen shtetas shqiptarë që transportojnë hashash të ngarkuar me çanta shpine, teksa policia greke kishte ngritur më herët shqetësimin për dy raste tek autoritetet shqiptare.
Për këtë arsye, Policia Kufitare ka përforcuar masat në kufirin e gjelbër, duke shtuar patrullimet.
Top Channel