Prej më shumë se 20 ditësh, gati 30 fshatra të Tepelenës janë ndeshur me probleme të vazhdueshme të furnizimit me energji elektrike.

Situata e rëndë që prek gati 6.000 banorë të tri njësive është bërë edhe më kritike, pas shpërthimit për herë të tretë brenda muajit mars, të transformatorit në nënstacionin elektrik të Krahësit.

Të dielën, transformatori u përfshi nga flakë masive, duke kërcënuar edhe sigurinë e banesave të Krahësit, që gjenden vetëm 50 m larg centralit.

Banorët thonë se çështja e ndërprerjeve të energjisë është diçka me të cilën po bashkëjetojnë prej vitesh. Më parë, ata kanë tentuar edhe bllokimin e aksit nacional për të tërhequr vëmendjen për këtë problem.

Gati 30 biznese të vendosura përgjatë aksit nacional dhe në qendrat e njësive, që preken prej situatës, iu kanë drejtuar shkresa të shumta autoriteteve për kostot e shumëfishuara të gjeneratorëve për energjinë, si dhe dëmtimin e vazhdueshëm të pajisjeve prej defekteve.

Rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike nuk ka njohur ndërhyrje për Krahësin, Qendër-Tepelenën dhe Buzin, për të paktën 5 dekada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA