Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 38-vjeçari Bujar Murati, i cili tentoi vetëvrasjen në qelinë e tij të burgut në 13 Mars 2019-s në Berat.
Një prej të burgosurve në IEPV-në e Beratit ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. 38-vjeçari Bujar Murati,nga fshati Lybeshë në Poliçan, tentoi vetëvrasjen në qelinë e tij në 13 Mars 2019.
38-vjeçari që vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit për “mashtrim” u gjet i varur në qelinë e tij nga gardianët e turnit dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit. Mjekët e këtij Spitali konfirmuan atë mbrëmje se,38-vjeçari Bujar Murati kishte pësuar “vdekje klinike” dhe kishte mbërritur në spital në gjendje “kome”.
Për këtë arsye,mjekët e Repartit të Urgjencës së Spitalit të Beratit,e kishin dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë,për një trajtim më të specializuar. Por duket se,38-vjeçari Murati,me gjithë trajtimet e marra për rreth 2-javë,nuk ka mundur dot ti shpëtojë vdekjes. Ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është përcjellë nga familjarët për në banesën e fundit,në fshatin ku u lind dhe u rrit,në fshatin Lybeshë.
Të kontaktuar nga mediat,burimet e burgut të Beratit nuk kanë dashur të japin asnjë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në 13 Mars, në lidhje me shkaqet dhe dinamikën e saj.
Ajo që u arrit të mësohej nga burime konfidenciale ditën e vetëvarjes,ishte fakti se 38-vjeçari Bujar Murati ishte dënuar për “mashtrim” dhe ishte xhaxhai i Ariela Muratit, studendes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë.
Ende edhe sot nuk dihet shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi brenda ambjenteve të IEPV-së Berat dhe që u mbajt e fshehtë nga institucioni i Burgut të Beratit.
Në lidhje me ngjarjen reagoi më herët edhe dega e PD-së Berat,duke e cilësuar fshehjen e kësaj vetëvarjeje “të porositur” nga lart.
Top Channel