I ka rezistuar sistemit komunist, por nuk i ka rezistuar dot grabitësve kësaj here. Ky është fati i kambanës së Kishës së Shën Mëhillit në Kashnjet të Lezhës.

Kambana prej bronzi dhe me një peshë prej afro 380 kilogramë është çmontuar dhe është hedhur nga lartësia. Kjo nuk është hera e parë që hajdutët prekin kishën e fshatit.

Në Kashnjet nuk do të bien më kambanat. As hajdutët që vodhën kambanën e mëparshme nuk janë gjetur ende, ndaj besimtarët nuk i drejtohen më shtetit, por Zotit për t’ua rikthyer objektin që përvec vlerës fetare për ata mbart dhe kujtesën historike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA