Zhvendosja e fushës së mbetjeve urbane të Bashkisë së Patosit nga vendgrumbullimi i mëparshëm, në afërsi të fshatit Zharrëz, ka indinjuar shumë banorët e zonës.

Era e rëndë që çlirohet si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ujërat nëntokësore me mbetje toksike janë një shqetësim, që iu është shtuar së fundmi banorëve të kësaj zone.

Ata thonë se është e tepërt vendosja e fushës së plehrave aty, pasi ata prej vitesh vuajnë nga ndotja sistematike që shkaktohet nga hidrokarburet, mbi dhe nën tokë.

Fusha e mbetjeve ndodhet më pak se 1 km larg fshatit Zharrës. Atje hidhen plehra të të gjitha llojeve, madje edhe kafshë të ngordhura. Ndotja që ato shkaktojnë është shqetësuese, jo vetëm për banorët e Zharrzës, por edhe të fshatrave Sheqishtë, Frashër dhe Verbas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA