Kur kanë kaluar rreth 24 orë nga vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali, kanë dalë të tjera detaje nga dinamika e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën paraditen e djeshme.

Kështu pranë trupit të njërit prej viktimave, Astrit Bilalit, është gjetur një armë zjarri tip pistoletë, që besohet se i përkiste këtij të fundit.

Hetuesit dyshojnë se Astriti iu është kundërpërgjigjur me zjarr atentatorëve, pasi në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja pistolete.

Gjithashtu bëhet me dije se makina tip Benz me të cilën udhëtonin autorët autorët e dyshuar, ishte shpallur e vjedhur që nga viti 2018 dhe ishte me targa false .

Deri në këto momente në policinë e Shkodrës janë shoqëruar më shumë se 14 persona, të cilët po merren në pyetje për zbardhjen e ngjarjes, por nuk ka ende asnjë autor të dyshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA