Mjekësia alternative është e lashtë sa vetë njerëzimi. Kohë pas kohe, njerëzit janë munduar të zbulojnë misterin e natyrës dhe ta përdorin atë si aleate për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.
Duke parë morinë e çajrave dhe qeseve, duke nisur që nga çaji për gur në tëmth, për diabetin, reumatizmin, kamomil, rrënjë grami, e shumë e shumë të tjera, kupton që natyra është paketuar nëpër disa qese “çudibërëse”.
Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, njerëzit shpresojnë ta gjejnë shërimin te kjo lloj mjekësie.
Me diplomë farmacisti, mjeku tregon të mirat e kësaj alternative.
“Unë jam rritur me gjurmueshmërinë e mjekësisë alternative. E kam trashëguar edhe nga prindërit, që kuronin fëmijët me bimë e çajra, vajra, kupa etj.. Një francez që erdhi për hallin e tij këtu, tha që ky është me të vërtetë bniznesi i inteligjencës shqiptare”, thotë mjeku alternativ, Ylli Merja.
Me morinë e personave, që çdo ditë e më shumë i drejtojnë sytë nga mjekësia natyrale, kupton lidhjen e fortë që ekziston mes natyrës e njeriut.
Top Channel