Gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shen Shtjefni” për 200-vjetorin e lindjes të arbëreshit Andon Santori, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polias dhe të dy vëllezërve Bilali, një ditë më parë.

Arqipeshkvi Massafra solli historinë e një babai, që kishte dy djem, njëri prej të cilëve e braktisi për shkak se nuk i siguronte pasuri.

Massasfra u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre, duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet.

Arqipeshkvi bëri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre, sepse në momentin kur kupton gabimin, aty nis shpëtimi për gjithsecilin.

“Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë, disa pranojnë që t’i fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur”, deklaroi Massafra.

Po ashtu ai bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin, si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit, në parajsë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA