Të gjithë kanë fjetur një orë më pak ditën e sotme, pasi akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para. Kur ora ishte 2 pas mesnate, akrepat shënuan orën 03:00, duke na rikthyer te ora verore, që do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.

Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në të dielën e fundit të muajit mars dhe të muajit tetor, kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.

Megjithatë prej dy vitesh është propozuar që të hiqet praktika e ndryshimit të orës dy herë në vit dhe vetëm pak ditë më parë, Parlamenti Europian votoi për heqjen e detyrimit të ndryshimit të orës, duke filluar nga viti 2021.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA