Presidenti Donald Trump tha të premten se ai vendosi të mos aplikonte sanksione shtesë në Korenë e Veriut javën e shkuar, sepse ai donte të mbante një marrëdhënie të mirë me udhëheqësin Kim Jong Un dhe për shkak se njerëzit e Koresë së Veriut tashmë po vuanin shumë.

“Unë nuk mendoj se sanksione shtesë në këtë kohë ishin të panevojshme. Kjo nuk do të thotë që unë nuk i vendos ato më vonë”, u tha Trump gazetarëve në vendpushimin e tij në Florida.

Trump tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Kim. “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të mbajmë atë marrëdhënie, të paktën për aq kohë sa të kemi mundësi”, tha Trump.

Trump dhe Kim Jong Un dështuan të gjejnë një marrëveshje në takimin e dytë të mbajtur mes tyre muajin e kaluar në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA