E diela e fundit e muajit mars shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara.
Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 31 mars, kur akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00.
I quajtur numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit.
Ndërkohë kujtojmë se ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.
Por vitet e fundit, në Komisionin Europian është hapur një debat për të braktisur këtë sistem dhe për të lënë në fuqi sistemin e një ore që nuk ndryshon, duke i lënë mundësi zgjedhjeve shteteve anëtare të adoptojnë kë orë të duan.
Top Channel