Papa Françesku bëri të premten të detyrueshëm ligjin për të raportuar abuzimin seksual të fëmijëve brenda Vatikanit dhe në misionet e saj diplomatike në mbarë botën.
Ndonëse qytet-shteti në Romë është i vogël dhe shumë pak fëmijë jetojnë atje, ndryshimet ligjore gjithëpërfshirëse pasqyrojnë një dëshirë për të treguar se Kisha Katolike më në fund po vepron kundër abuzimit të fëmijëve nga klerikët, pas dekadave të skandaleve anembanë botës.
Ndryshimet e nënshkruara nga Papa, i cili është kreu i shtetit i Vatikanit, si dhe kreu i Kishës, e bëjnë të detyrueshme që eprorët dhe kolegët të raportojnë rastet e abuzimit, të ndëshkojnë dështimin për të raportuar me shkarkim, gjoba ose burg; dhe ofrojnë ndihmë për viktimat dhe familjet. Ka gjithashtu dispozita për të mbrojtur të rriturit në nevojë.
Është hera e parë që është hartuar një politikë e unifikuar dhe e detajuar për mbrojtjen e fëmijëve për Vatikanin dhe ambasadat dhe universitetet e saj jashtë vendit.
Ligji përcakton procedurat për raportimin e abuzimeve të dyshuara, imponon më shumë shqyrtime të punonjësve të ardhshëm dhe vendos udhëzime strikte për bashkëveprimin e të rriturve me fëmijët dhe përdorimin e mediave sociale.
Top Channel