Pallati që do shkatërrojë ambulancat pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

30/03/2019 15:46

Konsultori i fëmijës dhe ai i gruas, që ndodhen pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë duket se i kanë ditët e numëruara për shkak të një ndërtimi të ri që po planifikohet. Në këtë zonë ndodhen dy ambulanca, që i japin shërbim nënave të reja të Njësisë 5, në Tiranë, më e madhja e kryeqytetit.

Atje kryejnë vaksinimet edhe fëmijët e mitur dhe të dyja ndërtesat janë në pronësi të shtetit. Por në zonë banojnë edhe 20 familje si dhe kanë aktivitet disa biznese kryesisht gomisteri dhe dyqane të vogla. Pronaret e tyre konfirmojnë se i zotërojnë këto prona që para kohës së mbretit Zog dhe kanë dokumentacion të rregullt. Po sipas tyre gati dy muaj më parë janë zhvilluar bisedime me investitorin që planifikon ngritjen e një pallati të ri, në krah të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Bashkë me kontratat me pronarët e ndërtimeve të vjetra dhe pronarët e tokës, investitori duket se kërkon edhe privatizimin e ambulancave shëndetësore që ndodhen në këtë zonë. Për të arritur deri në shkatërrimin e ambulancave është një rrugë e gjatë që duhet të kaloje nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e ekonomisë dhe privatizimit. Ndërkohë që për këtë ndërtim nuk ka ende asnjë leje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA