“Shirat e shumta shkaktuan përmbytje në Afganistanin perëndimor, duke vrarë të paktën 17 vetë dhe shkatërruar me qindra shtëpi”, tha një zyrtar i qeverisë këtë të shtunë.
“Prej dy ditësh mbetën të vdekur 12 persona në Jawzjan dhe dy të tjerë në Badghis, krahina që kufizojnë Turkmenistanin”, tha Hasibullah Shir Khani, një zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Administrimit të Katastrofave në Afganistan.
“Dy të tjerë u vranë në Herat dhe një tjetër në provincën Sar-e Pul”, shtoi ai. Më shumë se 500 shtëpi u shkatërruan.
Përmbytjet kanë krijuar tashmë një situatë të dëshpëruar. Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur në Afganistanin perëndimor nga thatësira e madhe e vitit të kaluar. Përmbytjet në fillim të marsit shkaktuan shkatërrime të mëtejshme dhe e vunë vjeljen e grurit të këtij viti në rrezik.
“Përmbytjet kanë shkatërruar qindra shtëpi, disa vende historike, mijëra hektarë tokë bujqësore, ura dhe autostrada”, tha Jilani Farhad, një zëdhënës për provincën Herat.
Top Channel