Liderit opozitar të Venezuelës, Juan Guaidó do t’i ndalohet mbajtja e ndonjë posti publik për 15 vjet, ka njoftuar kontrollori financiar i vendit.

Sipas tij, dokumentet financiare të Guaidos kanë qenë të paqarta. Guaidó, udhëheqës i Asamblesë Kombëtare, që kontrollohet nga opozita, ka shpallur veten president të përkohshëm në muajin janar.

Ai ka mbështetjen e më shumë se 50 shteteve, përfshirë Shtetet e Bashkuara. BBC raporton se vendimi për t’i ndaluar postet publike Guaidos do të hyjë në fuqi, nëse ai vendos të rikandidojë si udhëheqës i Asamblesë Kombëtare.

Guadio ka kundërshtuar masën, duke thënë se kontrollori nuk është “auditor i përgjithshëm”. “Kongresi legjitim është fuqia e vetme që mund të emërojë një auditor të përgjithshëm”, është shprehur ai. Me mbështetjen e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, Guadio ka shtuar thirrjet për dorëheqje të presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.

Bashkimi Evropian ka dënuar masën ndaj Guaidos ndërsa zyrtarët amerikanë thonë se SHBAdo të ushtrojë presion maksimal ndaj Qeverisë së Venezuelës.

Por Maduro, që ka mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, i konsideron thirrjet e Gauidos, si përpjekje të SHBA-së për “pushtim” të shtetit të Amerikës Jugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA