Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten të mbyllte kufirin e SHBA me Meksikën javën e ardhshme, duke rrezikuar potencialisht miliona kalime kufitare ligjore dhe miliarda dollarë në tregti, nëse Meksika nuk ndalon emigrantët e nisur drejt Shteteve të Bashkuara.

“Do ta mbajmë të mbyllur për një kohë të gjatë. Unë nuk jam duke luajtur lojëra. Meksika duhet t’i ndalojë ata”, tha Trump në një vizitë në Florida. I pyetur nëse ai do të mbyllte kufirin meksikan edhe për qarkullimet tregtare, Trump u tha gazetarëve: “Mund të jetë edhe për to”.

Trump ka premtuar vazhdimisht mbylljen e kufirit të SHBA me Meksikën gjatë dy viteve të tij në detyrë dhe nuk e ka ndjekur. Por kësaj here qeveria po lufton për të ndalur një rritje të azilkërkuesve nga vendet e Amerikës Qendrore që udhëtojnë nëpër Meksikë.

“Mos bëni asnjë gabim: amerikanët mund të ndjejnë efekte nga kjo emergjencë,” tha në një deklaratë Sekretari i Sigurisë së Atdheut, Kirstjen Nielsen.

Ai tha se zhvendosja e personelit do të çonte në vonesa komerciale dhe në kohët më të gjata të pritjes në pikat e kalimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA