Ambasada e SHBA, rivuri sërish theksin sot tek vijimi i reformës në drejtësi. Zëvendës Shefi i Misionit në Detyrë, Dan Koski në Konferencën “Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas”, u shpreh se “Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit”.

“Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtëisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë.” Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas”, tha Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas.

Më tej, Dan Koski shtoi se Shqipëria ka bërë një përparim domethënës, por rruga për të ndërtuar ëndrrën shqiptare është ende e gjatë.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për ta ndërtuar këtë ëndërr. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të zbuluar rrjetin e korrupsionit dhe për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund të angazhohen në sipërmarrje duke krijuar mundësi ekonomike për veten dhe të tjerët”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA