Ulja në tokë e modeleve “737 Max” do të kushtojë deri në 200 milionë euro, sipas kompanisë turistike gjermane “TUI”.

Firma ka një flotë prej 150 avionësh, përfshirë 15 modelet e lëna në tokë dhe, për të garantuar që pushuesve të mos iu prishen planet ka ndërmend të përdorë 8 “Boeing” më të vjetër të këtij lloji.

Por, zëvendësimi i avionëve, për të cilët është marrë urdhri të mos ngrihen në ajër, faturat e rritura të karburantit dhe probleme të tjera do të ndikojnë te kostoja.

“Southwest Airlines” paralajmëroi gjithashtu se ngërçi me “737 Max” po ndihet te shitja e saj e biletave. Duke qenë se është detyruar të përdorë më pak avionë, linja ajrore nuk e kap nivelin e parashikuar të shitjeve, e deri më tani ka anuluar 2.800 fluturime.

“Southwest” (LUV) ka më shumë avionë “737 Max” sesa çdo kompani tjetër ajrore amerikane. Deri më tani, “Boeing 737” konsiderohej si shtylla kurrizore e flotave të Aviacionit Civil në mbarë botën, por rrëzimi i avionit në Etiopi, i dyti i këtij tipi që aksidentohej brenda 5 muajsh, ka bërë që ai të shihet me dyshim.

Autoritetet e vënë gishtin te sistemi i “software”-t, si dhe trajnimi jo i duhur i pilotëve për ndryshimet të cilave iu është nënshtruar ky model.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA