Aleatët e NATO-s zgjatën të enjten mandatin e Jens Stoltenberg-it si Sekretar i Përgjithshëm deri në fund të vitit 2022, duke bërë që ish-kryeministri norvegjez të vazhdojë drejt të qenit një nga udhëheqësit më jetëgjatë në shërbim të aleancës ushtarake perëndimore.

Stoltenberg, 60 vjeç, i cili mori postin më 1 tetor 2014, tani do të largohet dy vjet më vonë se sa ishte planifikuar, pra më 30 shtator 2022, pasi më herët i ishte zgjatur edhe një herë mandati.

Stoltenberg është popullor me aleatët, veçanërisht me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili e krediton atë me ndihmën për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes evropiane, thanë diplomatët.

“Aleatët shprehën mbështetjen e tyre për punën e sekretarit të përgjithshëm për të përshtatur dhe modernizuar NATO-n dhe për të siguruar që ajo të mbetet e përshtatshme për të ardhmen”, tha në një deklaratë qeveria e NATO-s.

NATO, që dikur shihej nga disa si një relike e Luftës së Ftohtë, gjithashtu ka fituar një rëndësi të re kur Perëndimi përballet me Rusinë e rilindur, hakerat kompjuterikë të sponsorizuar nga shteti, kërcënimet e sigurisë në kufijtë e saj dhe sulmet militante në qytetet evropiane.

Nëse ai e përfundon mandatin e tij si civil i lartë i aleancës, Stoltenberg do të jetë shefi i dytë më jetëgjatë i NATO-s, pasi ish ministri i jashtëm holandez, Joseph Luns ishte në detyrë prej tetorit 1971 deri maj 1984.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA