Në sheshin Nënë Tereza paraditen e sotme është zhvilluar edhe një paradë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçkau shpreh se sot kemi të drejtën të ndihemi krenar për punën e madhe që u bë për të fituar vendin tonë si anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake në histori.

”Sot Shqipëria është prova e gjallë që edhe një vend i vogël, me mundësi të kufizuara, mund të kthehet në një aset për një aleancë si NATO. Vështirë ta besonte kush 10 vjet më parë, por sot Shqipëria është një eksportues sigurie, pjesëmarrëse në iniciativat dhe misionet e drejtuara nga NATO në Afganistan, Kosovë dhe detin Egje, në prezencën e përparuar të NATO-s në Letoni”, tha Xhaçka.

Ajo theksoi se, ”kjo është një arsye e rëndësishme përse në Kuçovë do të fillojë së shpejti puna për investimin më të madh dhe të parën bazë ajrore të NATO në rajonin tonë, një investim që konsolidon rëndësinë e Shqipërisë si një aset strategjik për aleancën. Për shqiptarët NATO është aleanca që i solli lirinë shqiptarëve në Kosovë 20 vjet më parë. Megjithatë për ne anëtarësimi në NATO ka qenë dhe mbetet shumë më tepër sesa thjesht një çështje sigurie. Sepse për shqiptarët anëtarësimi në NATO ishte mbi te gjitha një certifikim i vokacionit të tyre europian dhe perëndimor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA